Pak minuta pas krimit në Rrëshen policia gjeti duke u djegur makinën që dyshohet se u përdor nga autorët e vrasjes së 60-vjeçarit Martin Bardhi.
Sipas informacioneve të para, në fshatin Gëziq, Mirditë, është konstatuar duke u djegur një automjet tip fuoristradë, tip “Jeep Cherokee” që dyshohet se është përdorur nga autorët, për kryerjen e vrasjes.
Makina është djegur plotësisht, çka e vështirëson mbledhjen e provave materiale.
Policia ka rrethuar zonën si dhe ka ngritur grupe kontrolli në të gjitha akset e Mirditës, si dhe Rrugën e Kombit.
Martin Bardhi u ekzekutua sot pranë spitalit dhe Komisariatit në Rrëshen, teksa tre persona mbetën të plagosur.