Ish-ministri i Jashtëm dhe njëherazi deputeti i PD, Tritan Shehu, i ftuar në studion e News24 ka folur në lidhje me tensionet e krijuara së fundmi në Veri të Kosovës.

Ai u shpreh se “ledhatimi i agresorit” nuk sjell asgjë të mirë, duke iu referuar trajtimit të Serbisë pas incidentit nga komuniteti ndërkombëtar.

Sipas tij pas këtyre incidenteve fshihen duart e Rusisë, e cila kërkon të krijojë një vatër të re konflikti, por edhe të largojë vëmendjen nga situata në Ukrainë.

Ai shtoi se deklarata e Vuçiç ishte luftënxitëse, kur presidenti serb tha se edhe nëse vriten të gjithë Beogradi nuk do e njohë pavarësinë e Kosovës.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb