Gjatë fjalës së tij në TvPlay, Mario Balotelli foli për Juventusin dhe për situatën negative që po kalon klubi bardhezi.
“Të shohësh Juventusin kështu të dhemb zemra. Ndërsa te Szczesny ju them që goli i parë i pësuar është gabim i madh (ndaj Sassuolos), por këto topa janë të vështirë për t’u kapur. Nëse i nënvlerëson, pëson gol. Laurienté goditi shumë mirë, topi shkon lart. Nuk është kaq e thjeshtë. Ai sigurisht mund të kishte bërë më shumë, por nuk është për t’u masakruar.”
Vlahovic: “Ai është shumë i fortë, nuhat mirë golin. Ai nuk ka ndikim sepse është skuadra që nuk po performon mirë.
Ronaldo dhe Messi janë dy lojtarët e vetëm që, në një situatë komplekse si ajo që po përjeton Juventusi, mund të bëjnë ndryshimin” – tha Balotelli.
(J.S/BalkanWeb)