Partizani afroi plot tetë lojtarë gjatë merkatos së dimrit, por duket se kampionin e kishin ruajtur në fund. Pavarësisht se të ardhurit nga merkatoja janë lojtarë të spikatur e të talentuar në ish-ekipet e tyre, shumicës së tyre karriera e deritanishme nuk u ka rezervuar një sukses si titulli kampion. I vetmi lojtar që e ka fituar më parë titullin është i ardhuri i fundit, Emiliano Vila.

Të gjithë të tjerët, përfshirë edhe Grezdën, nuk e kanë provuar shijen e të qenit kampion. Gjithsesi, ky është vetëm një detaj që mund të ndikojë fare pak, pasi të gjithë të tjerët e fituan vetëm vitin e shkuar titullin dhe tashmë i dinë mirë shtigjet që të çojnë te trofeu. Edhe Zoran Zekiç e ka fituar titullin. PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: