Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola, në një reagim të bërë në Facebook, i ka kërkuar Edi Ramës që të përmendë që sulmi i bërë të dielën në Veri të Kosovës, është i orkestruar nga Serbia.

Gola shprehet Edi Rama duhet të kërkojë mbledhje të OKB enkas për sulmin e të dielës, ku të cilësojë që orkestrues ishte Serbia.

Reagimi i plotë në Facebook:

Kish bo fillimisht që ti mos me kërku konferencë ndërkombëtare për veriun, me qene eksplicit në përmendjen e Serbisë si orkestruese e sulmit terrorist, me fillu ofensive diplomatike përmes ministrave, veçanërisht atij të jashtëm dhe ambasadave, për t’i sensibilizuar vendet mike dhe me gjere, me kërku mbledhje të OKB-se enkas për këtë sulm të sponsorizuar terrorist të Serbisë… e qeshtu. Përndryshe, bëhet vonë” shkruan Gola në statusin e tij në Facebook.

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb