Djali i ish-presidentit Bujar Nishani ka kujtuar sot babain e tij të ndjerë me rastin e ditëlindjes.
Ersi Nishani, përmes një mesazhi prekës në rrjetet sociale shkruan se është ditëlindja e dytë që nuk mund ta urojnë dot për së gjalli, ndërsa thekson se babai i tyre është dritë që i udhëheq.
“Sot është ditëlindja jote e dyte qe nuk te urojme dot per se gjalli. Ti tani je dritë, dritë që na udhëheq ccdo dite ☀️”, shkruan djali i Nishanit.
Kujtojmë se Bujar Nishani u nda nga jeta më 28 maj të vitit 2022 në një spital në Gjermani ku ishte i shtruar për kurim pas komplikacioneve që shfaqi pas infektimit me COVID-19.
(BalkanWeb)