Tendencat e çantave të kësaj vjeshte janë më pak të çuditshme, por ka gjasa që të shihen në rrugët e qyteteve më në zë të modës.

Edhe pse jo aq të pazakonta, çantat që do të shohim kudo në muajin e ardhshëm janë ende të çuditshme, në mënyrat e tyre.

Markat e njohura si Gucci apo edhe Tom Ford kanë propozuar stile të ndryshme çantash për vjeshtën e vitit 2023, por edhe Louis Vuitton ka vendosur që sezonin e ri të mos ketë një stil të vetëm, por të propozojë larmi variantesh, që nga minimalistet deri te çantat e mëdha të krahut.

Sigurisht, ka edhe çanta si ato që shihen në pasarelën e Ferragamo-s, të cilat, nëse i përkthejmë janë fjalë për fjalë “më të mëdha se vetë jeta”. Sidoqoftë, nëse doni të dukeni vërtet të çuditshëm, ne ju rekomandojmë të investoni në çantat e lëkurës me dorezë banana… Ose pafundësi çantash si këto variante.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: