TIRANE

Jonida Vokshi ka dhënë një intervistë mbi rikthimin e saj në ekran në “Big Brother VIP 2”, projektet kinematografike e jo vetëm. Në një rrëfim për ‘Telegrafi’ ajo tregoi se sa e angazhuar po vazhdon të jetë aktualisht në botën e kinematografisë.

“Nuk e kam lënë anash, por është ndryshe angazhimi në televizion dhe ndryshe angazhimi në kinematografi. Kështu që e pata një premierë, që qe edhe në PriFest vitin e kaluar, ‘Virgjëresha Shqiptare (Albanian Virgin)’, e tani pres një projekt goxha të madh ndërkombëtar. Kështu që, kaq mund të them për momentin”, tha Jonida.

Më tej, ajo tha se është mësuar që paralelisht të jetë e angazhuar si në industrinë e filmit, ashtu edhe të televizionit, dhe e ka të vështirë të dijë se ku i fle zemra më shumë.

“Janë dy gjëra të ndryshme dhe unë jam rritur me të dyja. Nuk është se kam bërë njërën më pak dhe tjetrën. Kam emocione të ndryshme dhe herë pas here nuk po di se cila të jep emocione të shumta sepse varet nga formati apo roli që ke. Por ajo unë e kam të brumosur, ajo që unë e kam studiuar është aktrimit, kështu që gjithmonë ngelet pak më në avantazh”, tha Jonida.

Në pak javë pritet nisja e edicionit të dytë e ‘Big Brother VIP Kosova’, në të cilin ashtu si edhe vitin e kaluar, ajo do jetë bashkëprezantuese krah Alaudin Hamitit.

“Në televizion veç a është përgatitur publiku për edicioni ne dytë, se ne po. Ne jemi gati për t’ia nisur, për pak fillojmë. Ka qenë një eksperiencë e re, ndryshe, e vështirë, e bukur, me shumë komponentë brenda, por gjithsesi mbetet ndër ato eksperienca më të bukura për sa i përket televizionit. Dhe mezi pres t’ia fillojmë Big Brother 2-shit”, tha prezantuesja e BBVK.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: