Armando Broja u largua nga fusha i dëmtuar, në ndeshjen ndaj Fulham. Në minutën e 64-të, Chelsea detyrohet të bëjë një zëvendësim, me sulmuesin shqiptar që u shoqërua nga stafi mjekësor, për te vijat kufizuese.
Nuk dihet ende për çfarë dëmtimi bëhet fjalë, por te gjigandët anglez shpresojnë që të mos jetë asgjë serioze. Ky nuk është lajm i mirë as për Shqipërinë, me skuadrën e drejtuar nga Sylvinho që do të përballet me Çekinë pas pak ditësh, në një takim të rëndësishëm për kualifikueset e Euro 2024.
(J.S/BalkanWeb)