SHBA

Aktori i njohur fitues i çmimit “Oskar”, Kevin Spacey disa ditë më parë është dërguar me urgjencë në spital gjatë “Festivalit të 15-të Ndërkombëtar të Filmit” në Tashkent në Uzbekistan”.

Sipas një raporti të “The Sun”, aktori ndjeu një dhimbje të fortë, ndërsa “dora e majtë iu mpi për rreth tetë sekonda”, dhe i është nënshtruar një ndërhyrje.

Mirëpo mesa duket gjendja shëndetësore e Spacey është përmirësuar, pasi së fundmi ai është fotografuar duke dalë klubi i anëtarëve të Mayfair, ”Oswald’s” në West London. Aktori dukej në një gjendje të mirë, ndërsa buzëqeshte.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb