Shqipëria sheh nga Euro 2024, me kuqezinjtë që po bëjnë mirë në kualifikueset. Nesër mbrëma, të enjten në orën 20.45, ekipi i Sylvinhos mat forcat me Çekinë. I ftuar në “Open” në “News 24” ishte i mirënjohuri Shëlqim Muça.

“E prisja një luftë të fortë. E dija që do paraqiteshim mirë, por nuk e prisja që do ishim të parët. Pas marrjes së katër pikëve në  ndeshjet e fundit bëmë mirë. Unë mendoj që jemi në Europian. Ndeshja me Moldavinë na dërgon në Europian. Po humbe në ndeshjen e radhës, duhet patjetër të fitosh ndeshjen tjetër” – Tha ai.

Muça shtoi: Çekia- Unë mendoj që është një ekip i karikuar, edhe një pikë mund t’i lërë jashtë. Ai dëshiron të marrë më të mirën dhe nesër e di që do jetë e vështirë. E di që gjithashtu ndaj Polonisë do jetë e vështirë.

Formacioni- Formacioni duket i ngjashëm me Poloninë. Mungesa e Ismajlit mund të na penalizojë. Në futboll ka të bëjë shumë harmonia, dyshja e mbrojtjes është e mësuar bashkë. Pse një ekip luan gjithmonë me një formacion? Ka të bëjë harmonizimi.

 

 

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb