NGA KLODIANA HAXHIAJ

DURRES- Një grup arkitektësh kanë punuar disa muaj për të evidentuar objektet e rëndësishme, duke prezantuar edhe një rimodelim të Durrësit të viteve 1920. Arkitekti Indrit Hamiti, thotë se lagjen tre kanë qenë një pjesë e mirë e objekteve të rëndësishëm të jetës kulturore-sociale të qytetit.

“Në këtë zonë gjendet kisha katolike Shën Lucia dhe godina të tjera në varësi të saj. Kjo kishë e ndërtuar në fillim të 1900, por që në kohën e komunizmit u kthye në teatër Kukullash ka nisur të rikonstuktohet, duke ruajtur orgjinalitetin e saj”, tha Hamiti.

Projekti ka si qëllim të tij të sillet në identitet kompleksi ipeshkvik.

Në pjesën e jashtme projekti synon ndërtimin e një strukture prej xhami që të ruhen nefet anësore, këmbanorja të cilat krijojnë kryqin e të jenë të vizitueshme nga turistët. Përveç fasadave të kishës pjesa e brendshme e saj interieri ndryshon tërësisht. Pasurimi me kolona e afreske, hapja e nefeve anësore, ripozicionimi i tre varreve që gjenden në sakristinë, tavani dekorativ, dyshemeja me mozaik, ndërtimi i rrëfenjëtores janë vetëm disa prej ndryshimeve që priten.

Odeta Balla një tjetër arkitekte e re, tregon se një prej godinave pranë kishës është duke u ndërtuar në stilin Veneto dalmat, për nder të arkitektit shqiptar të shekullit të 15, Andrea Aleksit ka ndërtuar triptikun, stil që e gjen në çdo vend të botës.

Katedralja e Shën Luçisë mendohet të jetë ndërtuar në 1868, vit i cili përkon edhe me vitin e shënuar në portën hyrëse të saj. Ajo ka qenë kisha në të cilën kanë shërbyer emra të rëndësishëm, jo vetëm të historisë së katoliçizmit në Durrës, por personalitete në historinë kombëtare si Dom Nikollë Kaçorri dhe Imzot Vinçenc Prendushi dje imzot Pjetër Gjura eshtrat e të cilëve prehen në sakristine.
Konkatedralja “Shën Luçia” është kisha simbol e familjeve katolike durrsake.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: