KOSOVE

Fero vazhdon të jetë tepër i dedikuar ndaj fesë islame dhe shpesh herë ndan me ndjekësit e tij, momente nga jeta e tij më e re. Së fundmi, Fero ka bërë një kërkesë të re lidhur me dedikimin e tij ndaj fesë dhe kjo ka të bëjë me tatuazhet që ai mban në trup.

Ai ka bërë një postim në profilin e tij të Instagramit, duke pyetur fansat se kërkonte dikë që ta ndihmonte për të hequr tatuazhet që ai ka në trup, të cilat janë kundra fesë.

“Kush mundet të më ndihmojë se si mund t’i heq të gjitha tatuazhet”, shkruan ai në Instastory.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: