Dje, e mërkurë, 11 tetor, NASA prezantoi përmbajtjen e kampionit të mbledhur nga asteroidi Bennu 4.5 miliardë vjeçar.
Shkencëtarët e NASA-s, në fund të shtatorit, hapën kapsulën e misionit OSIRIS-REx që mbërriti në Tokë të dielën (24/9), pas shtatë vitesh, me mostra nga asteroidi “më i rrezikshëm” në sistemin tonë diellor. Ata kishin gjetur “pluhur të zi dhe shkëmbinj në madhësinë e kokrrave të rërës” dhe kishin njoftuar se më 11 tetor do të transmetonin drejtpërdrejt hapjen e kontejnerit kryesor dhe zbulimin e kampionit të çmuar yjor.
Shkëmbinjtë dhe pluhuri përmbajnë ujë dhe një sasi të madhe karboni, duke sugjeruar se asteroidët mund të kenë dorëzuar blloqet e ndërtimit të jetës në Tokë, tha administratori i NASA-s Bill Nelson. Mostra përmban gati 5 për qind karbon ndaj peshës, duke e bërë atë një nga përqendrimet më të larta të karbonit të studiuar ndonjëherë në një asteroid, sipas Dr. Jason Dworkin, shkencëtar i programit OSIRIS-REx në Qendrën Hapësinore Goddard të NASA-s.
“Duke tejkaluar shumë objektivin tonë prej 60 gramësh, ky është mostra më e madhe e një asteroidi të pasur me karbon të kthyer ndonjëherë në Tokë”, tha administratori i NASA-s Bill Nelson në një konferencë shtypi në Qendrën Hapësinore Johnson në Hjuston. “Molekulat e karbonit dhe ujit janë pikërisht lloji i materialit që donim të gjenim. Ata janë elementë kritikë në formimin e planetit tonë. Dhe ata do të na ndihmojnë të përcaktojmë origjinën e elementeve që mund të kenë çuar në krijimin e jetës.”
Sipas shkencëtarëve të NASA-s, rreth 5% e peshës totale të mostrave përmbanin karbon, si në formë organike ashtu edhe në minerale, ndërsa uji ishte i bllokuar brenda strukturës kristalore të mineraleve të argjilës.
NASA unveiled for the first time what it had found on an asteroid sample that returned to Earth last month. The sample, collected from an asteroid called ‘Bennu’ in October 2020, contained water, carbon and organic matter https://t.co/n442kOKgM5 pic.twitter.com/491TPA1YFr
— Reuters (@Reuters) October 12, 2023
“Ky material është ëndrra e një astrobiologu”, tha shkencëtari Daniel Glavin, i cili shtoi se duhet bërë shumë më tepër punë dhe se kampioni do të dërgohet në laboratorët në mbarë botën për studime të mëtejshme. Në mënyrë tipike, tha NASA, të paktën 70 për qind e kampionit do të mbetet në Hjuston për studime të ardhshme, një praktikë që filloi me misionet Apollo. Disa mostra do të ekspozohen në Institutin Smithsonian, Qendrën Hapësinore të Hjustonit dhe Universitetin e Arizonës.
More carbon than expected and an abundance of water were found in the 4.5-billion-year-old asteroid sample returned to Earth by #OSIRISREx. The two combined could mean that the building blocks for life on Earth might be locked in these rocks: https://t.co/IY6QfXXqeT pic.twitter.com/olxjDQG6bm
— NASA (@NASA) October 11, 2023
“Problemi” më i mirë që mund të kemi është se ka kaq shumë material saqë kërkon më shumë kohë nga sa prisnim për ta mbledhur dhe vëzhguar atë,” tha zëvendës kuratori i OSIRIS-REx, Christopher Snide.
“Kështu mendojmë se uji erdhi në Tokë,” tha Dante Lauretta, shkencëtari kryesor i misionit. “Mineralet si ato që shohim nga Bennu u ulën në Tokë 4 deri në 4.5 miliardë vjet më parë, duke e bërë botën tonë të banueshme”.
Duhet të theksohet se OSIRIS-REx nuk është anija e parë kozmike që ndeshet me asteroidë dhe sjell mostra përsëri në Tokë për studim. Japonia e arriti këtë dy herë, në 2010 dhe 2020.