Psikologu Edmond Dragoti, nga studio e News24, foli për problemet dhe rreziqet që mund të përballen të rinjtë dhe adoleshentët gjatë përdorimit të rrjeteve sociale. Ai tha se ata mund të keqpërdoren , por dhe mund të keqpërdorin, duke cekur pak dhe rastin e tre të rinjve të arrestuar në Tiranë, për skema mashtrimi online.
Dragoti tha se familja e ka të vështirë që t’i kontrollojë, ndërsa shtoi se mosha e adoleshencës është tepër delikate, për shprehitë që mund të fitohen në këtë moshë, kanë pasoja në afatgjatë.
“Adoleshentet nuk i zbatojnë rregullat e duhura të rrjeteve sociale, nuk janë të pjekur mjaftueshëm. Manipulojnë dhe përfitojnë nga rrjetet sociale.. Prindërit nuk munden dot t’i kontrollojnë. Rrjetet sociale janë të rrezikshme, në moshë delikate, siç është adoleshenca. Ata përmes rrjeteve sociale, komunikojnë jo vetëm për të marrë informacion, por për t’u organizuar.
Rastet që mund të manipulohen lehtë janë ata që kanë nevoja seksuale. Pasojat janë më të rënda në aspektin afatgjatë sesa afat shkurtër, sepse mund të kthehen në shprehi. Shpesh të rriturit u rikthehen shprehive që kanë marrë në adoleshencë”, u shpreh ai.