28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi akuzohet për një seri vjedhjesh. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi me inicialet O. S.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas një pune disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga e cila ka rezultuar se ky shtetas, në harkun kohor korrik-tetor 2023, në qytetin e Durrësit, duke përdorur pajisje profesionale për hapjen e dyerve të blinduara, në mënyrë të fshehtë, ka arritur të realizojë vjedhjen në 3 banesa.

NJOFTIMI I POLICISE
Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për zbardhjen e rasteve të vjedhjeve në banesa, të ndodhura më parë. Finalizohet operacioni policor i koduar “Topolino”. Zbardhen 3 vjedhje të tjera në banesa, sekuestrohen shuma parash, ora, laptop, celular, automjet, si dhe një sasi lënde narkotike.

3 ditë më parë, Policia zbardhi 7 raste të tjera të vjedhjeve në banesa dhe sekuestroi shuma të mëdha lekësh, aksesorë dhe bizhuteri. Specialistët e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Durrës, bënë të mundur finalizimin me sukses të operacionit të koduar “Topolino”, në kuadër të të cilit u bë i mundur identifikimi, lokalizimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:

O. S., 28 vjeç, banues në lagjen nr. 16, Durrës, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pas një pune disamujore të ndjekur me metoda speciale të hetimit, nga e cila ka rezultuar se ky shtetas, në harkun kohor korrik – tetor 2023, në qytetin e Durrësit, duke përdorur pajisje profesionale për hapjen e dyerve të blinduara, në mënyrë të fshehtë, ka arritur të realizojë vjedhjen në 3 banesa, konkretisht:

• Më datë 12.10.2023, në lagjen nr. 3, Durrës, ka vjedhur në një banesë, bizhuteri floriri të ndryshme me vlerë 8000 euro;

• Më datë 15.09.2023, në lagjen nr. 3, Durrës, në një banesë, ka vjedhur sende me vlerë;

• Më datë 22.07.2023, në lagjen nr. 4, Durrës, në një banesë, ka vjedhur 9 ora dore të markave të ndryshme dhe 1 laptop.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një pjesë e sendeve të vjedhura, konkretisht: 1 laptop, 9 ora dore të markave të ndryshme, 3310 euro, 1 çantë marsup, 2 celuarë, 1 automjet, si dhe 1 çelës universal (topolino) që shërben për hapjen e dyerve, rrobat e përdorura nga autori gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe nje sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa e gjetur gatë kontrollit të banesës së autorit.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer shtetasi O. S. Materialet procesurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: