Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Fushë-Milot. Mësohet se një kamionçinë ka përplasur 2 këmbësorë, të cilët janë nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës.

Lajmi konfirmohet për “BalkanWeb” nga gazetari Elidon Ndreka.

Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kurbin/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në aksin rrugor Thumanë-Milot, në vendin e quajtur Fushë Milot, shtetasi E. I. duke drejtuar mjetin e tij kamionçinë, ka aksidentuar dy këmbësorët S. M. dhe K. M. të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumes Tiranë për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: