Senati amerikan miratoi një rezolutë që konfirmon mbështetjen për Izraelin dhe të drejtën e vendit për vetëmbrojtje, duke dënuar sulmet e Hamasit ndaj civilëve.

99 nga 100 senatorë bashkë-sponsorizuan rezolutën, me vetëm Senatorin republikan Rand Paul nga Kentaki që nuk e nënshkroi, por më vonë votoi për të. Numërimi përfundimtar i votave ishte 97-0, me mungesën e tre senatorëve.

Rezoluta gjithashtu “dënon mbështetjen e Iranit për terrorizmin global, duke përfshirë mbështetjen e tij për grupet terroriste si Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez”, dhe vë në dukje se SHBA “është e gatshme të ndihmojë Izraelin me mbështetjeje të sigurisë, diplomatike dhe inteligjencës”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb