Në vjeshtën e vitit 1968, një shqiptar i arratisur nga vendi me vëlla të burgosur nga regjimi komunist takohet me presidetin amerikan Nikson. Dukë dënuar sistemin por jo atdheun, ai kërkon mbrojtjen e Shqiprisë nga pretendimet greke. Më se 3 dekada më vonë, Shqiptaro amerikani Ekrem Bardha do të angazhohej edhe në mbrojtjen e Kosovës.
“Kam takuar disa presidentë të Amerikës vetëm për problemin e Kosovës dhe jam kryelartë për këtë. Kush do ta kishte imagjinuar se SHBA me NATO do të bombardonin Serbinë për të ndaluar shtrirjen në trojet shqiptare, për t’i dhënë fund gjenocidin dhe për të sjellë pavarëisnë e Shtetit të Kosovës?” tha filantropi Bardha.
Ekrem Bardha ka promovuar librin e tij me kujtime “E vërteta, pavarësia e Kosovës, Amerika dhe Diaspora” ku botohen dokumente origjinale mbi përpjekjet e diasporës shqiptare në SHBA për çështjen e Kosovës. Ne promovim ai dha një mesazh mbi forcën e bashkimit
“Kam konstatuar se roli i diasporës për çlirimin e Kosovës ose është lënë ne hije ose është harruar fare. Dëshira jonë e madhe është që të rinjtë sot të përdorin këtë si një shembull se çfarë arrihet kur shqiptarët janë të bashkuar. Kur shqiptarët janë të bashkuara për një kauzë fisnike, ata fitojnë”, tha Bardha.
Takimet me 6 presidente amerikanë e disa senatorë dhe ndihmat për luftën vijnë të pasqyruara. Libri u vlerësua nga figura të njohura të botës shqiptare.