FUSHE
Mbikalimi i Fushë-Krujës, një ndër nyjet lidhëse mes Shqipërisë Qendrore dhe asaj të Veriut është pushtuar nga disa piktura murale të heronjve kombëtarë Azem e Shote Galica, si dhe portreti i heroit nga Kumanova, Beg Rizaj.
Autori i pikturave murale është 30-vjeçari Bledar Çakalli, i cili shprehet se realizmi i tyre lidhet me detyrën dhe përgjegjësinë morale që ndjen si qytetar i këtij vendi, ndaj përmes tyre synon të ngjallë te kalimtarët historinë e lavdishme të popullit shqiptar. 30-vjeçari, në këtë iniciativë është mbështetur edhe nga të rinj të tjerë, që jetojnë në Shqipëri, por edhe në vise të tjera shqiptare të mbetura jashtë kufijve politikë. I riu shprehet se për realizmin e plotë të pikturave iu është dashur rreth 7 ditë.