Pamjet që shihni tregojnë momentin kur një furgon policie, brenda të cilit ndodhet Jamarbër Malltezi, hyn në ambientet e GJKKO.
Malltezi, i cili akuzohet për korrupsion dhe pastrim të veprës penale, për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, është shoqëruar nga ambiente te drejtorisë së Policisë së Tiranës, drejt gjykatës.
Ai do të njihet me masën e sigurisë dhe do të merret sot për herë të parë në pyetje nga prokurorët e SPAK.
Kujtojmë se dhëndri i Berishës u arrestua mbrëmjen e së shtunës në aeroportin e Rinasit, ku po priste ardhjen e bashkëshortes së tij nga një vend i BE.
(BalkanWeb)