Durrësi është përfshirë pasditen e sotme nga reshje të dendura shiu të shoqëruara me erë.
Stuhia ka vijuar për disa minuta, e si pasojë është bllokuar qarkullimin e makinave, raporton gazetarja Klodjana Haxhiu.
Po ashtu për pasojë kanalizimet kane dalë jashtë funksionit dhe nuk e kanë përballuar intensitetin e reshjeve. Mësohet se kjo situatë ka zgjatur rreth 30 minuta.
(BalkanWeb)