Kim Kardashian dyshohet se ishte përgjegjëse për ndarjen e Julia Fox me Kanye West.

Aktorja e bëri zbulimin në librin e saj me kujtime, të titulluar Down the Drain, duke shpjeguar se pas një telefonate që Kim Kardashian i bëri reperit, u vendos ndarja e tyre.

“Më telefonoi dhe më tha se kishte një bisedë të shkurtër me ish-bashkëshorten, nga e cila mësoi shumë informacione për mua”, shkruan 33-vjeçarja. Siç shpjegon ajo më vonë, Kanye West i tha asaj se nuk e dinte që ajo “ishte e varur nga droga” në të kaluarën dhe e akuzoi atë se e kishte tradhtuar.

Julia Fox pretendon se Kim Kardashian shkaktoi ndarjen e saj nga Kanye West duke ‘i thënë atij se aktorja ishte e varur nga droga’.

“I shpjegova që i kisha thënë. “Po të më dëgjoje më shumë, mund të kujtohesh”, i thashë. Dhe në fund i vura në dukje se dikur ishte edhe ai narkoman”, thotë ajo në librin e saj.

Sapo e mbylli telefonin, Julia Fox iu drejtua një gazetari dhe informoi shtypin për ndarjen e tyre. “Refuzova ta lija të më dëgjonte të qaja. Për këtë e mbylla telefonin dhe i thashë gazetarit të informojë shtypin se kemi mbaruar”, shpjegon ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb