“Uji është i ndotur dhe ushqimi i kalbur. Këto janë disa nga dramat që po sjell lufta dhe që po i përjetojnë banorët e Gazës. BBC sjell rrëfimin e një prej banoreve të Gazës, Asmaa-n, e cila ka edhe djalin 10-vjeçar me kancer dhe po lufton për të marrë kujdes shëndetësor në Rafah, në jug të Rripit të Gazës.
Ajo tregon se shumë familje kanë ikur në kampet e refugjatëve, duke përfshirë disa nga familja e saj. “Nga familja ime, prindërit e mi, gratë e vëllezërve të mi, motra ime dhe fëmijët e saj, fqinjët e mi, miqtë tanë, të gjithë ata që kanë shkuar në kampet e refugjatëve më thonë se kushtet e jetesës në kampe janë të tmerrshme. Më thonë se uji është i ndotur. Nuk është i përshtatshëm për t’u pirë. As për t’u larë. Disa e kanë pirë ujin dhe janë sëmurë nga pirja”, tha gruaja. Asmaa thotë gjithashtu se ushqimi është shumë i kufizuar në kampe dhe se çdo personi i jepet një ose dy copa bukë pita, dhe i gjithë ushqimi i ofruar është shumë i vjetër, disa prej tyre të infektuara me krimba.
Meqenëse njerëzit në kampe nuk mund të lahen apo lajnë rrobat e tyre, problemet e higjienës shkaktojnë sëmundje dhe gjendje të lëkurës që prekin flokët dhe trupin si ekzema dhe kruajtje, thotë Asmaa.
(BalkanWeb)