Duke komentuar luftën izraelite në gaza, eksperti për çështjet e sigurisë, Ergys Muzhaqi, tha në studion e Open në News 24, hyrja tokësore në këtë qytet është shumë e vështirë dhe nuk ka pasur asnjëherë rezultate.

“Ka shembuj kokëfortë që futja me trupa ushtarake sado i fuqishëm të jetë shteti që duket shteti që futet dhe sado inferiore, nuk ka rezultuar asnjëherë e suksesshme. Do të ishte shumë e rrezikshme për vetë trupat izraelite dhe kjo është arsyeja që titullarët amerikanë i thonë të mos futet në një inkursion të tillë. Humanitare edhe në krahun e banorëve palestinezë dhe pengjeve izraelitë dhe guerile. Asnjë ushtri e kohëve moderne nuk ia ka dalë të fitojë në terren”, theksoi ai.

Ndërkohë, Ledion Krisafi, Ekspert i marrëdhënieve Ndërkombëtare, tha se konteksti është ndryshe. “Ka të drejtë por konteksti është ndryshe. Nuk është njësoj si të luftosh në Gaza ku nga veriu në jug është një orë se sa në Afganistan që është më i madh se Franca. Mënyra se si po e bëjnë është se po përpiqen ta ndajnë Gazën në disa pjesë ushtarake, duke ndaluar bashkëpunimin. Që do të jetë e përgjakshme kjo s’ka dyshim. Është luftë urbane. Në Bregun Perëndimor ka bërë luftë urbane”, shtoi ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: