Takimi i Ligue 1 midis Olympique de Marseille dhe Olympique Lyonnais është riplanifikuar zyrtarisht pasi ndeshja u shty pas një sulmi në autobusin e ekipit të Lyon të dielën, me trajnerin Fabio Grosso që pësoi dëmtime në fytyrë.

Ligue 1 tani ka njoftuar zyrtarisht se 90 minutëshi do të zhvillohet të mërkurën më 6 dhjetor, data e parë e disponueshme në kalendarët e të dy ekipeve.

Sa i takon stadiumit, nuk dihet ende se ku do të mbahet sfida, por me siguri jo në Velodrome. Të dyja klubet janë njoftuar për ditën e sfidës dhe kanë rënë dakord për datën e caktuar.

(J.S/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: