Të paktën 20 persona kanë humbur jetën në Gaza. Ata ishin strehuar në një shkollë të dëmtuar në Kampin e Refugjatëve Jabalia në Gaza.

“Vetëm në 24 orët e fundit, katër strehimore të UNRWA-s u dëmtuan në Rripin e Gazës. Sot, një strehë e kthyer në shkollë u dëmtua në Kampin e Refugjatëve Jabalia, më i madhi në Rripin e Gazës, duke vrarë të paktën 20 persona dhe duke plagosur pesë. Kjo vjen pas dy ditësh bombardimesh të forta në zonë.” Ka deklaruar Organizata e Kombeve të Bashkuara.

  • foto galeri
  • foto galeri

Më tej në deklaratë thuhet se “Në të gjithë Rripin e Gazës, këto strehimore duhet të jenë të sigurta, nën flamurin e Kombeve të Bashkuara. E drejta ndërkombëtare humanitare nuk lë asnjë dyshim se civilët dhe objektet civile duhet të mbrohen.

Deri më sot, 72 kolegë të UNRWA-s janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës, shpesh me familjet e tyre. Sa të tjera? Sa më shumë pikëllim dhe vuajtje? Një armëpushim humanitar është i vonuar për hir të njerëzimit.”

Deri më tani nuk ka pasur koment apo marrje përgjegjësie të sulmit nga Izraeli.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: