Greva e minatorëve të Trepçës e cila zgjati mbi 10 ditë është ndërprerë mbrëmë në mes të natës pas një marrëveshje që tashmë është arritur. Telegrafi mëson se greva është ndërprerë gjatë mesnatës, pas një diskutimi me deputetët e LVV-së.

Ndërkaq, minatorët e ndërmarrjes “Trepça”, kanë hyrë në grevë më datë 24 tetor. Kërkesa të minatorëve janë që pagat t’u dalin me kohë, të ketë përmirësim të kushteve të punës, sigurime shëndetësore dhe shkarkim të menaxhmentit.

Ndryshe, menaxhmenti i Trepçës ka marrë vendim që të suspendojë nga puna kryetarin e sindikatës së punëtorëve Ibrahim Jonuzi, nënkryetarin e sindikatës, dy anëtarë dhe një minator me arsyetimin se e kanë shkelur ligjin dhe e kanë rrezikuar rendin kushtetues.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: