Stuhia ‘Ciaran’ ka shkaktuar dëme të madha materiale si dhe ka bllokuar disa nga akset rrugore në vend. Një prej akseve rrugore të bllokuara është ajo e Përmet-Çarshovë.
Gazetarja Briekena Meta raporton për BalkanWeb se lëvizja u bë e mundur pas ndërhyrjes së shpejtë dhe pastrimit me mjetet e rënda.
Ky segment ka qenë i vetmi që ka pasur probleme pas reshjeve të ditës së sotme. Institucioni i Prefektit të Gjirokastrës ka pohuar ngritjen e grupit të punës për menaxhimin e situatës që pritet të jetë problematike edhe në vijim.
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se dy janë akset problematike në vend për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
ARRSH njofton se po punohet për normalizimin e qarkullimit në aksin Përmet – Çarshovë ku kanë inerte dhe në Fier – Seman ku ka rënie pemësh, të cilat po hiqen. Në akset e tjera, thotë ARRSH, qarkullimi vazhdon normalisht, ndërsa u bën apel drejtuesve të mjeteve të ecin me kujdes dhe të ulin shpejtësinë për shkak të prezencës së ujit në rrugë.
Njoftimi i ARRSH:
Në Përmet-Çarshovë si pasojë e reshjeve me intensitet ka pasur vërshim të përrenjve në trup të rrugës duke sjellë vështirësi në qarkullimin e mjeteve, grupet e punës me mjetejanë në terren duke ndërhyrë për kthimin e gjendjes së rrugës në normalitet
Në Fier-Seman ka pasur rënie pemësh në rrugë, të cilat po hiqen menjëherënga grupi i mirëmbajtjes
Në të gjitha akset e tjera nacionale qarkullimi vazhdon normalisht
Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të prezencës së ujit në rrugë, të ecin me kujdes dhe të ulin shpejtësinë
(BalkanWeb)