Trajneri i Spanjës, De La Fuente po mendon për listën e të ftuarve për ndeshjet e nëntorit, respektivisht ndaj Qipros në transfertë dhe ndaj Gjeorgjisë në shtëpi. Për këto takime kualifikuese të Euro 2024, sipas mediave, Sergio Ramos nuk do thirret nga iberikët.

37-vjeçari, i cili ka luajtur mbi 180 ndeshje zyrtare me përfaqësuesen, me shumë mundësi do të shijojë ndeshjet nëpërmjet televizionit. Ka qenë vetë tekniku De La Fuente që në një intervistë është shprehur: “Për prapavijën kam në mendje të tjera zgjedhje”. Sa i takon lojtarëve të tjerë, mund të ketë rikthim të Iscos në Kombëtare. Lajmi është dhënë nga AS, në edicionin e  publikuar së fundmi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: