Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, gjatë konferencës për mediat në Bruksel u pyet se kur do të ketë një rekomandim edhe për Kosovën për të marrë statusin e vendit kandidat drejt BE.
Ajo u shpreh se kërkesat për Kosovën janë të qarta dhe se duhet që të zbatohet marrëveshja e asociacionit.
“Mendoj se është me rëndësi për Kosovën që ky vend ka qëllim kryesor për anëtarësim në BE. Ne jemi të qartë se çfarë presim nga Kosova. Kemi diskutuar me zbatimin e marrëveshjes për asociacionin. Nëse e shikojmë Kosovën dhe Serbinë, me rendësi për ne që t’i japim secilit vend mundësinë të ecin, por për të mos i lidhur shumë bashkë.
“Për Kosovën rruga europiane kalon përmes një dialogu të suksesshëm”, u shpreh nga ana tjetër Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi.