Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të ‘Kopshtit Zoologjik’ në Tiranë. Policia ka njoftuar se në këtë aksident ka mbetur i vdekur A.Sh., student i Akademisë së Sigurisë.

Sipas uniformave blu, viktima ndërsa ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij, është përplasur me një tjetër makinë, e si pasojë e përplasjes së fortë dhe përmbysjes së mjetit, ka gjetur vdekjen në vend.

Shkak dyshohet se është bërë lagështia dhe shpejtësia.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.11.2023, në afërsi të liqenit artificial, automjeti me drejtues shtetasin A. Sh. dyshohet se është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Y. R.

Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje, shtetasi A. Sh. (student në Akademinë e Sigurisë).

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb