Will Smith është sërish në qendër të lajmeve, këtë herë pas një thashetheme që “shpërtheu si bombë” në Hollywood, se ai u kap duke bërë seks me një mashkull.

Një ish-mik dhe asistent i aktorit u bë kryefjalë e të martës pas një interviste në të cilën ai pretendonte se kishte parë Smith dhe Dwayne Martin duke bërë seks. Siç tha Bilaal: “Unë hapa derën e dhomës së zhveshjes së Dwayne dhe atëherë pashë Dwayne duke bërë seks me Will. Kishte një divan dhe Will ishte ulur në divan dhe Dwayne ishte atje.’

Në artikullin e sotëm në Daily Mail thuhet se Martin “refuzon t’i përgjigjet publikisht këtyre thashethemeve, duke i konsideruar ato absurde”. Si Will Smith dhe gruaja e tij, Jada Pinkett Smith, kanë mohuar fuqishëm se kjo ka ndodhur, me Jada që tha se planifikojnë të ndërmarrin veprime ligjore, duke i përshkruar pretendimet si të pabaza dhe pjesë të një përpjekjeje për të zhvatur para.

Reagimi i zemëruar i Smith-it

Pothuajse menjëherë pasi u publikua sa më sipër, një përfaqësues i Smith mohoi kategorikisht pretendimin, duke i thënë TMZ: “Kjo histori është tërësisht e fabrikuar dhe pretendimi është kategorikisht i rremë “. Sipas të njëjtit burim, ka mundësi që aktori të marrë masa ligjore.

Jada Pinkett Smith: Will nuk ka bërë seks me Dwayne Martin – Është një histori e shthurur dhe qesharake

Jada Pinkett Smith iu përgjigj nga ana e saj pretendimeve të burrit, i cili thotë se është ish-mik dhe asistent i Will Smith dhe se ai “kapi ata të dy duke bërë seks.

Aktorja 52-vjeçare u shfaq në emisionin radiofonik ‘The Breakfast Club’ të mërkurën, më 15 nëntor, duke mohuar lajmet dhe tha se do të ketë procedime ligjore ndaj burrit të quajtur Brother Bilaal. “Ne do të ndërmarrim veprime ligjore,” tha Pinkett Smith. “ Është një gjë të kesh një mendim për dikë dhe një tjetër të bësh histori të shthurura, keqdashëse”, shtoi aktorja përpara se ta quante pretendimin “qesharak”. “Kjo nuk është e vërtetë, ne do të hapim një padi për të dhe kjo është e gjitha, ” tha Pinkett Smith.

Gjithashtu, sipas Pinkett Smith, Bilali kishte bashkëpunuar më parë me bashkëshortin e saj për një libër dhe ndjeu se ai nuk po paguhej mjaftueshëm për punën e tij. “Will ishte i gatshëm t’i jepte një shumë të caktuar dhe ai nuk e mori atë. Pra, e gjithë kjo situatë bazohet në këtë.”

Ajo më pas u përgjigj për burrin e saj dhe mënyrën se si ai po e trajton të gjithë situatën duke thënë: “E vetmja gjë për Willin është se ai gjithmonë i kthen gjërat me shaka. Sepse është absolutisht qesharake. Pra, gjithçka që mund të bëni është të qeshni me të’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb