Çështja “Beleri” përplas në studion e emisionit “Open” në News24 analistët Fatos Lubonja dhe Ervis Iljazaj.

Sipas analistit Iljazaj, kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës po mbrohet si shtetas grek dhe jo si ish-kandidat i opozitës, koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ndërsa shtoi se ky i fundit nuk po mbrohet as nga opozita.

Ndërkohë kjo tezë u kundërshtua nga analisti Lubonja, duke argumentuar se çështja ndaj minoriteteve është me e ndejshme. Sakaq iu drejtua Iljazajt duke i thënë ‘mos më dil të Berisha tani’.

Pjesë nga debati në studio:

Iljazaj: Nëse qeveria ka plan të vjedhë pronat, jo  një 1 Beler të jetë por edhe 700 s’ka ç’të bëhet. Nëse do qeveria qendrore bashkia s’bën dot gjë. Problemi në këtë çështje është se Beleri është mbrojtur si grek dhe jo si njeri. Ky është problemi në këtë histori. po ta vini re, Belerin e ka braktisur dhe opozita. I vetmi që e mbron është shteti grek. Në këtë aspekt Rama e fiton këtë betejë, pra nëse Beleri mbrohet si grek.

Lubonja: Nuk është ashtu tamam.

Iljazaj: Ashtu është!

Lubonja: Më lër ta them tani. Minoritetet kanë disa statuse. me lër të mbaroj dhe pastaj fol. Më lër ta mbaroj fjalinë. Kur preket një minoritar i shtetit fqinj, kjo çështje është më e ndjeshme.

Iljazaj: S’po e mbron as opozita.

Lubonja: Mos dil tani te Berisha, s’më lë të flas. shkelja e të drejtave të një minoritari është problem..

Iljazaj: Ju mendoni se Rama e ka sulmuar Belerin si minoritar i Greqisë, apo kandidat i opozitës?

Lubonja: E ka sulmuar si.. pse më jep mua dy alternativa? Ishte kandidati që Rama nuk donte të fitonte.

Iljazaj: Beleri…

Lubonja: Pse si thoni ju?

Iljazaj: Belerit nuk i janë shkelur të drejtat si minoritar, por liritë politike si kandidat politik.

Lubonja: E keni parë atë Olta Xhaçkën me burrin e vetë. Kur i merren tokat  një minoriteti është më e ndjeshme se po të ishin etnik shqiptarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb