Vijojnë të hapura dyer e Panairit të Librit në Tiranë, për të gjithë lexuesit që duan të njihen me titujt e ri dhe përkthimet e reja. E po ashtu të takojnë nga afër shkrimtaret e tyre të dashur, të cilët janë të vendosur pranë stendave dhe shtëpive botuese që kanë nxjerrë në dritë krijimet e tyre të reja.
Gazetarja Fatmira Nikolla pati një komunikim të shkurtër nga Panairi me shkrimtarin e njohur Edmond Tupe, i cili vjen me disa botime këtë vit, tha ndër të tjera se librat që nisen nga përvojat personale janë materiale shumë të mira, që ndihmojnë për të kuptuar më shumë.
“Libri nuk shëron plagë në vetvete, por ngre probleme në mënyrë që brezat të ditë të përballen me probleme tipike të një shoqërie që po evoluon shumë ngadalë në fushën e respektit ndaj tjetrit. Librat që nisen nga përvojat personale janë material shumë i mirë, që na ndihmon të kuptojmë. Në vend të them që libri të na bëjë më të mirë, unë them të na bëjë më të vëmendshëm ndaj atyre që duam.
Por Tupe nuk i ka ‘shpëtuar’ as pyetjes për një koment lidhur me marrëveshjen e Italisë me Shqipërinë për refugjatët, si një nga temat me aktuale të ditëve të fundit.
Këtë marrëveshje ai e ka cilësuar si katastrofë dhe të papranueshme.
“Katastrofë kombëtare sepse do globalizohemi, do iki shqipja… edhe shqiptarët do ikin jashtë. Të përzësh shqiptarë për të krijuar hapësira, e papranueshme, krim”, u shpreh Tupe.