Përplasje fizike në Kuvend. Teksa ish-kryeministri Sali Berisha ka tentuar që të shkoja të zërë vend te Foltorja, ai është ndaluar nga Garda e Republikës.
Siç shihet nga pamjet e siguruara për BalkanWeb nga gazetari Osman Stafa, në sfond dëgjohet teksa ndërhyn Gazment Bardhi, i cili i kërkon punonjësve të Gardës që mos të ndërhyjnë dhe të mos shtyjnë.
“Mos shtyni, mos shtyni”, dëgjohet teksa iu drejtohet Bardhi gardistëve. Ndërkohë, në debat është përfshirë dhe deputeti Agron Gjekmarkaj, i cili iu thotë gardistëve që t’i hapin doktorit rrugën dhe ta lënë të shkojë te foltorja. Ndërkohë, mes deputetëve të opozitës dhe Gardës ka pasur shtyrje dhe përplasje fizike. Për më tepër shihni pamjet.
(BalkanWeb)