Kreu i Grupit Parlamentar i PS Bledi Çuçi, ka deklaruar jashtë Kuvendit se sot ishte një ditë shumë e rëndësishme pasi është miratuar në parim buxheti më i madh, prej 7 miliardë eurosh.

Ai tha se skena e krijuar nga opozita është një gjë e parë edhe më herët dhe se nuk ka asgjë të re.

“E njëjta skenë. E vetmja e re është miratimi i buxhetit më të madh publik në historinë e 32 viteve. Janë 7 miliardë euro që është dyfishi i buxhetit të 2013. Sot që ata duhet të flisnin, pamë të njëjtin skenar. E vetmja gjë që duhet t’i mbetet në mendje çdo shqiptari është buxheti që sapo miratuam 400 milionë euro plus për rritjen e paga”, tha Çuçi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb