TIRANE

Qeni Molos (qeni i stanit, qen kopeje), njihet që në lashtësi me këtë emër i marrë nga vet fisi i Molosëve (Janina e sotme, Çamëri, Epir) të cilët ishin të parët që e mbarështuan këtë racë antike. Qeni Molos është një qen trupmadh, muskuloz me qime të ashpër dhe shikim të frikshëm, kryesisht ngjyrë e bardhë, por dhe e murrme, e zezë, e kuqe dhe balo (me lara).

Gjëja e parë që bie në sy te kjo racë është koka e madhe dhe karakteri shumë i ashpër me bishat e egra dhe shumë besnik me të zotin.
Shumë historianë të antikitetit na njohin me këtë racë, shumë të famshme në atë kohë. Çdo historian i antikitetit që kalonte në ato vise, do t’i binte padyshim në sy kjo racë fisnike dhe madhështore.

Profesor Kujtim Tamo, zooteknik dhe kinolog i ftuar në Vila24 me moderatoren Anila Çela foli më shumë për këtë racë autotkone.
“Qeni Molos është një racë autotkone shqiptare, unë e kam prekur, peshuar i kam bërë të gjitha matjet e nevojshme që duhen për studim shkencor. Populli shqiptar ka një pasuri llojshmërie kafshësh.

Duke hulumtur, duke studiuar kemi dalë në përfundime që qeni Molos është i destinuar për blegtori, ka një kokë masive. Rraca Molos pavarësisht ka pësuar ndryshime ndër vite si në sjellje dhe tipare fizike”- tha Tamo për News24.

Ndërkohë Presidenti i Shoqatës së Molosit Shqiptar, Gerald Lleshaj zbuloi më shumë detaje.

“Unë jam rritur me një racë të tillë në shtëpi ndër vite. Shoqata ka tre vite që funksionon. Kjo punë ka vështirësi pasi edhe kur marrim qentë në fshatra i marrim kundrejt pagesës, duhen trajtuar, rruga dhe kërkimet për ta nëpër fshatra kërkon investime. Shqiptarët blejnë raca qensh të huaja të shtrenjta ndërkohë që mund të marrin racën tonë Molos duke dhënë një kontribut”- tha Lleshaj për News24.“

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb