Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se Erzen Breçani nuk ka qenë kurrë badygard i tij. Ai tha se kush shkel ligjin, të vihet para drejtësisë.

“Të garantoj se nuk ka qenë kurrë badygardi i Berishës., Ky është mashtrim dhe gënjeshtër, Nuk ka qenë, jo se Sali Berisha ka pasur vërejtej prë të. Ai ka qenë polic gjerësisht i vlerësuar në krye të detyrës, në të gjitha postet që ka pasur. Ka qenë nëndrejtor i Policisë së Tiranës, ka punuar në Forcat Speciale.

T’i themi ato që janë. Për Erzen Breçani deh për çdo njeri tjetër, Sali Berisha ka vetëm një qëndrim; ligji, ligji ligji. Kushdo që ka shkelur ligjin, të vihet para drejtësisë. Dua t’i them atij anëtarit të bandës së Bajrit, që deklaron se ajo kulla e Matës është e një familjari tim, i them që të hetohet. I them anëtarit të bandës së Bajrave, është mirë që të shkojë të japë llogari për krimet në emër të bandës, duke shpifur vërdallë.”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb