Real Madrid nuk has vështirësi në transfertën e Cadiz. Pavarësisht mungesave, Los Blancos shkëlqyen në La Liga, duke mposhtur 0-3 kundërshtarin. Pjesa e parë u vendos nga një gol i sulmuesit brazilian, Rodrygo, çerek ore pas fillimit të takimit. Në pjesën e dytë, ishte po Rodrygo që futi në kasafortë 3 pikët, me golin e dytë personal.
Në këtë sfida la gjurmë edhe Bellingham, me mesfushorin anglez që po i mahnit të gjithë këtë edicion, me aftësitë e tij përpara porte. Ekipi i Ancelottit kryeson kampionatin me 35 pikë, një pikë më shumë se Girona. Cadiz është në vendet e fundit.
(J.S/BalkanWeb)