Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur në aksin Laç-Patok, ku si pasojë një person, ende i paidentifikuar, ka humbur jetën.
Sipas policisë, në afërsi të “Mbikalimi i Patokut”, Fran Meskurti duke drejtuar automjetin e tij ka përplasur një shtetas këmbësor, akoma i paidentifikuar.
Menjëherë pas përplasjes së parë, këmbësori është përplasur edhe nga një mjet tjetër që drejtohej nga Denis Preçi.
Si pasojë e plagëve të marra nga përplasjet, shtetasi këmbësor ka humbur jetën. Të dy drejtuesit e mjeteve janë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme hetimore procedurale.
Grupi hetimor vazhdon veprimet hetimore në vendin e ngjarjes për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.