Analisti Fatos Lubonja, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24, foli mbi rihapjen e debatit për simbolet komuniste nga Kisha Katolike.

Lubonja u shpreh se shqiptarët nuk janë ballafaquar me traumën e së kaluarës, ndërsa shtoi se kjo po shfaqet në sjelljet e sotme, duke marrë si shembull Partinë Socialiste. Më tej ai tha se shqiptarët nuk kanë arritur atë që quhet ‘larje hesapesh’ apo paqe sociale.

“Duhet të ishte mbi këtë temë debati “a janë përballur shqiptarët me të kaluarën e tyre komuniste. A janë ballafaquar mirë apo keq? Kjo njohje e së kaluarës përse na duhet? Për të dhënë dëmshpërblime e dekorata, apo të mos përsëritet e kaluara?”. Për mua shqiptarët nuk janë ballafaquar me të shkuarën e tyre komuniste. Për shkak se nuk është bërë ky ballafaqim nuk është arritur ajo që quhet ‘larje hesapesh’ apo paqe sociale. Përkundrazi ka një përsëritje së të kaluarës. Në thelbin e vetë shihet përsëritja e të shkuarës në të tashmen. Problemi është përsëritja e së kaluarës te të rinjtë si kulturë. Nuk është bërë mos përballja me traumën e së kaluarës dhe kjo shfaqet në sjelljet e sotme. Shfaqet sot në PS e Ramës, jo duke marrë e përsëritura por me tiraninë të mazhorancës. Tek ne del një lider dhe ai është i përjetshëm. Një nga karakteristikat e fashizmit, komunizmit, nazizmit dje komunizmit ka qenë lideri. Janë të gjithë hijet e komizmit që vazhdojë të transmetohen të brezat e rinj.

Kritika që kam unë për Kishën Katolike, ca është Kisha? Është një institucion i rëndësishëm që duhet të edukojë njerëzit dhe të marrë pjesë në ngjarjet e sotme. Kemi dhe një problem të madh që është polarizim politik. Kisha duhet të flasë dhe ndërhyjë me format e veta. Për mua kjo punë nuk bëhet me ligj.”, u shpreh Lubonja.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb