Gjatë emisionit “Open” në News24, zëdhënësi i Kishës Katolike në Shqipëri, Dom Mark Pashkja foli mbi debatin e simboleve komuniste dhe periudhën para viteve ’90.
Ndër të tjera ai tha se gjatë periudhës komuniste është ekzekutuar një prift vetëm se pagëzoi një fëmijë. Pas kësaj ndërhyri historiani Pëllumb Xhufi, i cili me nota batutash tha se ‘ne kemi lëkurën e trashë, e durojmë. Kemi parë më keq.’
Pjesë nga diskutimi në studio:
Pashkja: Gjatë periudhës komuniste është ekzekutuar prifti vetëm se ka pagëzuar një fëmijë. këto janë indice të qartë të një krimi të cilit duhet një kurajo e frikshme për tu apoligjizuar, relativizuar.
Xhufi: Ne e kemi lëkurën e trashë e durojmë. kemi parë më keq. problemi është se tekstet reflektojnë historinë. unë historinë e Romës së vjetër e mbaj mend nga klasa e katërt e shkollës fillore. kam pasur mësues që nga koha e Zogut. tekstet reflektojnë këtë gjendje për jetën. Tekstet janë politizuar tani dhe në demokraci. kjo që nga autorët që zgjidhen dhe alterteksti që degjeneroi gjuhën shqipe.
Lubonja: Historinë bëjnë fitimtarët. pyetja është kush fitoi pas vitit 1991. ose më saktë kush e mbajti pushtetit? për mua e morën komunistët.
(BalkanWeb)