Reshjet e dendura që kanë rënë gjatë natës, kanë dëmtuar rrugën Selisht në bashkinë e Dibrës. Një tjetër rrugë është dëmtuar në fshatin Qafë-Murr që kanë ngelur të izoluar rreth 1000 banorë.
Rruga është dëmtuar me një gjatësi rreth 30m, dhe është bërë e pakalueshme për lëvizjen e automjeteve. Menjëherë është njoftuar bashkia Dibër nga banoret dhe administratori.
Bashkia Dibër ka bërë të mundur nisjen e fadromës.
(BalkanWeb)