Armand Duka, presidenti i FSHF-së, i ftuar në “News24” një ditë më parë, bëri një analizë të plotë mbi rrugëtimin e kuqezinjve drejt “Euro2024”. Duka u ndal në disa detaje, nga festimet, në impaktin e Sylvinho-s te ky ekip. Kreu i futbollit shqiptar shprehu edhe dëshirat në lidhje me shortin e 2 dhjetorit, ku nuk nguroi të sfidonte edhe Ceferin, presidentin e UEFA-s teksa kërkonte një derbi me të, të kishte Slloveninë e tij në grup, ndërsa nuk iu tremb as idesë për të pasur Serbinë në grup, përkundrazi e pret me një kënaqësi një përballje të tillë.
Deklaratat e Dukës në News24, në emisionin Sport News të moderuar nga Trevisa Tufa, tërhoqën vëmendjen e mediat në Shqipëri dhe jo vetëm, pasi një shkrim i ka kushtuar edhe prestigjiozja Associated Press.
AP u ndal te komenti i Dukës në lidhje me të ardhmen e Sylvinho-s: “Besoj se në ditët në vijim do të ofrojmë rinovimin e kontratës (për) pas Europianit”, tha Duka në një intervistë për stacionin privat shqiptar News 24, shkruan AP duke shtuar ndër të tjera se kreu i FSHF-së nuk i druhet faktit se bashkëpunimi me Sylvinho-n mund të ndryshojë.
(BalkanWeb)