Naim Murseli dhe Granit Plava janë arrestuar sot nga Policia e Kosovës, nën dyshimin se të njëjtit kanë bashkëpunuar për vrasjen e Liridona Murselit.
Liridona u vra mbrëmjen e së mërkurës, nga një person që u paraqit si grabitës dhe kërkoi para ndaj familjes Murseli, e cila po kthehej me veturë në shtëpi.
Liridona është vrarë nga i dyshuari.
Naim Murseli ka deklaruar në polici atë natë se autori kërkoi para e më pas urdhëroi Naimin të largonte fëmijët nga vetura. Pas këtij momenti, vrau 30-vjeçaren.
Megjithatë, autori Granit Plava ka pranuar sot përpara policisë se ai ka kryer veprën në fjalë dhe se për të bërë këtë akt kriminal ishte urdhëruar nga vet Naimi.
Naim Murseli është dakorduar me Granitin që për 30 mijë euro “të kryhet kjo punë”.
Pamje të kamerave që dëshmojnë takimet mes tyre janë konfiskuar nga policia.
Burime të Indeksonline pohojnë se Naim Murseli gjithashtu ka pranuar përpara policisë se është implikues i vrasjes së gruas së tij.
Më herët gjatë ditës së sotme babai i Naim Murselit , Shaban Murseli në një rrëfim ekskluziv për emisionin “Me zemër të hapur” në News24 të moderatores Evis Ahmeti tha se gjendja e të birit ishte e rëndë dhe se ky i fundit është larguar nga makina për të shpëtuar fëmijët.