Pas hedhjes së shortit të Euro 2024, ku Shqipëria u njoh me rivalët ( Kroacia, Spanja, Italia), trajneri Mirel Josa dha një intervistë ekskluzive për News 24.
“Nuk kishim se çfarë kërkonim. Duhet të jemi të kënaqur me atë që kemi arritur deri tani. Oreksi vjen duket ngrënë. Prisja short të fortë. Të presim që të shpalosim një futboll dinjitoz. Spanja luan futboll që nuk na përshtatet” – Tha ai.
Josa shtoi: Spanja? Nuk e doja si rival. Spanja nuk ka patur luhatje të mëdha. Ato të voglat, nuk quhen. Sipas mendimit tim, edhe Italia me Kroacinë përballen hapur. Dihet si Spanja ka ndërtuar skuadrën. Nuk kemi çfarë të bëjmë” – Tha ai.
(J.S/BalkanWeb)