Kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrën e tij, homologun portugez António Costa. Rama shkruan se me Costa-n kanë diksutuar edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona.

Kreu i qeverisë shtoi se është diskutuar dhe për programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali

“Kënaqësi e posaçme vizita sot e Kryeministrit të Portugalisë, António Costa, reformatori i mirënjohur e i shumëvlerësuar, me të cilin diskutuam edhe për projektet inovative digjitale, modelet e Inteligjencës Artificiale që po zhvillojnë qeveritë tona, si dhe programin transformues të qeverisë portugeze për banesat sociale, për të cilin do të çojmë një ekip ekspertësh në Portugali”, shkruan Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb