Shorti i “Euro2024”, mbi të gjitha grupi i Shqipërisë, i cilësuar si grupi i “ferrit”, vijon të bëjë zhurmë në mediat e huaja. Në Itali nuk janë shumë të lumtur, ky grup “bombë” vjen në një moment të vështirë për ta, por Luciano Spalletti pranon verdiktin duke i kujtuar të gjithëve se në fund të fundit, Italia është ende kampione në fuqi:
“Mund të kishte shkuar më mirë. Nëse shikoni grupin, mund të kishte shkuar më mirë. Ne e dimë se na presin shumë kundërshtarë të vështirë, por nuk duhet të harrojmë se jemi një ekip me histori në Evropian, madje aktualisht jemi kampionët në fuqi. Ne duhet të bëjmë Italinë, jemi Italia, këto janë thjesht ndeshje që duhen luajtur”, u shpreh Spalletti për Sky Sport duke shtuar:
“Askush nuk është i lumtur që do të luajë me Italinë, kjo është e sigurt. Nëse e shohim me sytë e të tjerëve, nëse gjen Italinë si rival nga vazo e katërt nuk ka kurrë një arsye për të qenë i lumtur. Në duhet të shkojmë për të treguar se çfarë nivel skuadre dhe çfarë niveli loje mund të shfaqim”, u shpreh ndër të tjera Spalletti.
(BalkanWeb)