Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën për pezullimin nga detyra për prefektin e Qarkut të Kukësit, Granit Gjana. Ai shkoi sot pranë SPAK, ky është njohur me masën e sigurisë ndaj tij, ndërsa pretendon se nuk ka shkelur asnjë ligj. “Skam shkelur asnjë ligj kur kam qenë nënkryetar i Bashkisë Kukës”, ka deklaruar ai.

Nëpërmjet një hetim, SPAK thekson se hetimet ndaj Gjanës nisën në kohën kur ai ishte nënkryetar i Bashkisë së Kukësit në lidhje me një tender për blerjen e karburantit me vlerë 21.000.0000 lekë.

Sipas hetimeve, Gjana ka dëmtuar interesat e ligjshëm të personit juridik “U. C.” Shpk, duke e penguar këtë subjekt për t’u kualifikuar në procedurën e prokurimit të mësipërm.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: